Çdo punim është vizatuar nga e para për personin që e mban. Kliko mbi një foto për ta parë të zmadhuar — me shigjetat ose me rrëshqitje kalon te tjetrat.
Të gjitha punimet këtu janë bërë në studion e Lezhës dhe secili ka nisur me një bisedë. Nuk ka asnjë dizajn të shkarkuar nga interneti dhe asnjë motiv që përsëritet tek dy persona — kjo është arsyeja pse galeria rritet ngadalë.
Pjesa më e madhe janë portrete dhe realizëm bardhezi: fytyra njerëzish që klientët i mbajnë me vete, motive fetare, kafshë. Pas tyre vijnë punimet japoneze me ngjyra ose bardhezi, blackwork-u me sipërfaqe të mbushura, dhe kompozimet fine-line ku disa elemente lidhen në një rrjedhë të vetme.
Filtrat më sipër i ndajnë sipas stilit. Kliko mbi çdo foto për ta parë të zmadhuar — me shigjetat ose me rrëshqitje kalon te tjetrat. Nëse diçka të pëlqen dhe do ta bësh tënden, mos e kopjo: shkruaj dhe vizatojmë bashkë diçka që të përfaqëson ty.
Fotot janë bërë në studio menjëherë pas seancës, prandaj lëkura në to duket ende e skuqur — kjo është pamja reale e ditës së parë, jo e punimit të shëruar. Pas dy-tre javësh, kur skuqja bie dhe koret largohen, vijat dalin më të pastra sesa i sheh këtu.
Dërgo idenë, zonën e trupit dhe madhësinë përafërsisht — përgjigjem brenda 24 orëve me çmimin dhe datat e lira.